UEFA do të diskutojë më 4 prill përjashtimin e mundshëm të Bjellorusisë nga kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 shpjegoi presidenti Aleksandër Çeferin në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian.
Rreth njëqind anëtarë të Parlamentit Evropian nga të gjitha partitë politike i kërkuan UEFA-s në mes të marsit që të përjashtonte Bjellorusinë nga garat ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë.
“UEFA po ndjek proceset shqetësuese për të cilat flisni në letrën tuaj”, tha më pas Ceferin.
Bjellorusia të shtunën do të luajë kundër Zvicrës, ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024. /G.D abcnews.al/
Burimi: Avaz