UEFA nuk reagon, shpërthen trajneri i Anglisë!

schedule00:03 - 16 Tetor, 2019

schedule 00:03 - 16 Tetor, 2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dalë sot kundër UEFA-s, pasi këta të fundit nuk po reagojnë për koret dhe ofendimet raciste që u përdorën ndaj futbollistëve të tij nga tifozët e Bullgarisë. Deri më tani, UEFA ka ngritur katër akuza ndaj Bullgarisë dhe dy kundër Anglisë, por asnjë masë nuk është marrë.

Për këtë gjë, Southgate tha: “Me gjithë respektin, njerëzit që kanë pushtet për të ndryshuar gjithçka, duhet të veprojnë sa më parë. Lojtarët e mi dhe unë personalisht kemi vuajtur disa herë nga ky fenomen. Është diçka e shëmtuar dhe që duhet ndaluar sa më parë.

Ndeshja ishte e shkëlqyer, djemtë bënë një punë fantastike. Por ne nuk po flasim për këtë gjë, por për diçka që nuk ka lidhje aspak me futbollin. Gjëra absurde dhe të papranueshme!”, tha mes të tjerash Southgate. Anglia e mposhti Bullgarinë me rezultatin e thellë 0-6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!