Teksa mbrëmjen e kësaj të marte pritet të fillojë faza e tretë kualifikuese e UEFA Champions League, në orët e vona të së hënës, tifo-grupet duket se e kanë nisur më herët këtë fazë, me tifozët e grekëve të AEK dhe kroatëve të Dinamo Zabreg janë përplasur në rrugët e Athinës, ku ka mbetur tragjikisht i vdekur nja 22-vjeçar, pas goditjes disa herë me thikë nga një prej tifozëve kroat.
Pas këtyre trazirave, UEFA ka vendosur ta shtyjë këtë përballje dhe me anë të një deklarate mesditeën e kësaj të marte, organi më i lartë i futbollit në Evropë fillimisht ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 22-vjeçarit e më tej ka njoftuar se përballja e sotme do luhet në datën 18 ose 19 gusht.
Ndërkaq, masë tjetër që do të merret është dhe mungesa e tifozëve si mysafirë, pra e thënë shkurt, ndalohen tifozët kroatë në stadiumin e AEK dhe ndalohen tifozët grek në stadiumin e Dinamo Zagreb, për të shmangur kështu incidente të tjera tragjike, si kjo e mbrëmjes së shkuar. /i.m /abcnews.al
Vendimi i plotë i UEFA-s
UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë pa vonesa.
Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme.
Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet.
Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.
UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023.
Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme.