Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024, e programuar për t’u zhvilluar më datë 14 korrik në “Olympiastadion”, të Berlinit dhe mesditën e kësaj të enjteje, UEFA ka vendosur përfundimin për gjyqtarin e finales, e cila i është besuar 35-vjeçarit francez, Francois Letexier.
Letexier është një arbitër ndërkombëtar prej vitit 2017 dhe deri më tani ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare në kompeticionet e UEFA-s, teksa këtë edicion të Kampionatit Evropian të futbollit ka gjykuar tre ndeshje, dy në fazën e grupeve, ato Shqipëri-Kroaci e Danimarkë-Serbii, si dhe përballjen Spanjë-Gjeorgji, në rundin e 1/16-ve, si dhe ishte arbitër i katërt në sfidën hapëse, Gjermani-Skoci.
Tashmë, Letexier përgatitet për të ndarë drejtësinë në ndeshjen më të rëndësishme të kompeticionit, një sfidë e cila mund ta lartësojë edhe më shumë figurën e tij në futbollin evropian. /i.m /abcnews.al