UEFA-Juventus një “luftë” e hapur, pritet skualifikim edhe në Europë

schedule12:24 - 31 Maj, 2023

schedule 12:24 - 31 Maj, 2023

Lufta nuk ka përfunduar ende, ose më sakt, nuk ka filluar ende. Me kapitullin e Italisë të mbyllur, me qëndrimin që çoi në gjobën prej 718 mijë eurosh për manovrën e pagave dhe linjat e tjera të hetimit ende të hapura, Juventusi duhet të përballet tashmë me UEFA-n, e cila si organ i pavarur ka hapur një dosje për bardhezinjtë të cilat do të vlerësohen me kujdes ditët në vijim.

Thelbi i çështjes është se Juve, Inter, Milan dhe Roma nënshkruan një marrëveshje me UEFA-n disa muaj më parë, sepse, në aspektin e Fair Play Financiar, llogaritë nuk ishin në rregull. A është gjykimi përfundimtar për fitimet kapitale fiktive shkelje e marrëveshjes me UEFA-n? Nëse përgjigja është pozitive, përjashtimi nga kupat për të paktën një vit do të jetë i pashmangshëm.

Dënimi duhet të arrijë në fund të qershorit dhe nuk i lë bardhezinjtë plotësisht të qetë. Në Torino presin një vit pa Europë dhe, në përgjithësi, besojnë se e kanë kufizuar dënimin. Problemi është se një vit mund të jetë vetëm një ogur, sepse nuk është aspak e sigurt që UEFA vendos të mos i japë një dënim edhe më të keq Juventusit.

Nga ana tjetër, në Nyon mund të kënaqeshin edhe me atë që u vendos nga drejtësia sportive italiane dhe të vendoste vetëm një gjobë për “Zonjën e Vjetër”, duke lejuar që skuadra e Allegrit të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kupave europiane të mundshme. Është një mundësi, e largët, por e pamundur të përjashtohet.

Ndërkohë në Torino kanë pranuar të gjithë me kënaqësi atë që u vendos nga Gjykata Federale. Për momentin, bardhezinjtë kanë shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Në fund të qershorit do të zbulohet nëse do të dalin me më shumë dëm në Europë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!