UEFA heton Tirana-Besiktas, dhuna në “Air Albania”, priten dënime për të dyja skuadrat

schedule14:56 - 7 Gusht, 2023

schedule 14:56 - 7 Gusht, 2023

Nga gjoba e majme te mbyllja e tribunave për tifozët. Janë këto dënimet që rrezikon Tirana, pas përplasjeve të dhunshme mes tifozëve në ndeshjen kundër Beshiktashit të zhvilluar në “Air Albania” për raundin e dytë eliminator të Konferencë Ligës. UEFA ka nisur një hetim për ngjarjet që detyruan arbitrin të nisjë sfidën me 18 minuta vonesë.

Qeveria eurpiane e futbollit ka marrë në dorë deklarimet zyrtare të gjyqtarit dhe delegatit të sfidës, ndërsa pritet të ketë dënime për të dyja skuadrat. Gjobat janë të paevitueshme, por penalizimet mund të shkojnë deri te mbyllja e stadiumeve për tifozët.

Gjithçka nisi përpara nisjes së ndeshjes.

Kur pritej fillimi i sfidës, ultrasit e Besiktash ndezën flakadanët dhe I hodhën ato në fushë.

I fortë ishte reagimi i tifozëve bardheblu, ndërsa nuk munguan edhe përleshjet fizike.

Skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes, ndërsa ndeshja nisi me 18 minuta vonesë, vetëm pas kërcënimit të UEFA-s për pezullim të sfidës dhe hyrjes së forcave të rendit në tribuna.

Edhe pas përfundimit të takimit, tifozët u përplasën sërish në rrugët e kryeqytetit, ndërsa për këto ngjarje policia njoftoi ndalimin e 14 tifozëve, 11 prej të cilëve ishin mbështetës të Beshiktashit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!