Për futbolldashësit ishte një spektakël i vërtetë piroteknik, por UEFA duket se nuk është në të njejtën mendja dhe ditën e sotme Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së “organit” më të lart zyrtar në botën e futbollit në Evropë ka vendosur të gjobisë FSHF-në, pas “incidenteve” të ndodhura gjatë përballjes Shqipëri-Moldavi, të vlefshme për fazën kualifiuese të Euro 2024.
Lajmi është bërë me dije nga vetë FSHF, ku në deklaratë sqarohej dhe gjoba ka ardhur nga flakadanët e ndezur në triubnat e stadiumit “Air Albania”, nga tifo-grupi i “bardhebluve” të Tiranës, “Tirona Fanatics”.
Më tej në deklaratën e tyre, Federata Shqiptare e Futbolli u bën thirrje tifogrupeve që të shmangin këto incidente, në mënyrë që mos të sjellin penalitet financiare për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar. /i.m /abcnews.al