Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzeň – Malmö

schedule14:42 - 1 Tetor, 2025

schedule 14:42 - 1 Tetor, 2025

Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plzeň – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion města Plzně”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!