Udhëtimi i Messit në Arabi krijon polemika te PSG

schedule14:59 - 2 Maj, 2023

schedule 14:59 - 2 Maj, 2023

Gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë një rrëfim ditën e martë, për një polemikë pasi Messi udhëtoi për në Arabi këtë të hënë teksa skuadra stërvitej në Paris.

Një udhëtim që klubit nuk i ka pëlqyer, por që kishte një justifikim komercial. Sipas burimeve nga “MARCA”, Messi i ka kërkuar leje PSG-së që të mund të udhëtojë pasi ishte një angazhim që nuk mund ta anulonte, duke llogaritur se të hënën dhe të martën nuk kishte stërvitje.

Por ky udhëtim, sipas burimeve të konsultuara nga “MARCA”, ishte e pamundur të anulohej sërish sepse në Arabi fillon sezoni i temperaturave të larta (në mes kishte angazhime të forta tregtare pasi Messi është ambasador i ‘country brand-it’ të Arabisë Saudite) dhe nuk kishte mundësi për ta vonuar për herë të tretë.

Siç thekson “L’Equipe”, PSG-ja ndryshoi planin dhe filloi stërvitjet të hënën , pasi u mund, por ishte tepër vonë, pasi lojtari ishte tashmë jashtë Francës.

Polemika nuk ndihmon për një rinovim me klubin parizian, i cili tashmë duket i largët, por është ende në tavolinë. Dhe kjo ushqen një të ardhme saudite për Leo , megjithëse ende nuk ka asnjë përgjigje për ofertën shumë milionëshe që Jorge Messi ka në tryezë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!