Me një shpirt prej aventuriereje dhe pasionin për të bukurën dhe zbuluar shtigje të reja, blogerja Ani Ahmetbeja, ka rrëfyer pasionin për udhëtimet.
E ftuar në studion e “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Ani tregoi se ka bërë rituale me shtriga në një ishull në mes “të askundit”. Aventura që për shumë kënd mund të ishin “të frikshme”, por për Anin janë një mënyrë edhe për të eksploruar botën si edhe për të shijuar udhëtimet.
“Ishulli ishte shumë mistik por njëkohësisht dhe shumë interesant. Kishte shërues që të bënin masazhe të çakrave, siç i quanin ata. Edhe masazhe shëruese, me bimë medicinale”, tregoi ajo.
Gjithashtu ani rrëfeu se këto 5 vite të fundit i konsideron si “vitet më të çmendura”, por që thekson me bindje se nëse do t’i jepej mundësia do t’i ribënte sërish ato udhëtime.
/abcnews.al/