“Udhëtarët e kotësisë”, piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

schedule17:03 - 7 Prill, 2024

schedule 17:03 - 7 Prill, 2024

Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm, “Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.

Një ekspozitë mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill nga artisti  i mirënjohur Helidon Haliti.

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason,  sfidon   dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i palodhur , ekstravagand kokëfortë ,  ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske ,  të cilat të fusin në një univers që të befason .

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:

  • Udhëtarët e kotësisë
  • Faksimile
  • Çapaculët
  • Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë, do të befasojë me kompozimet  dhe me një tematikë provokuese , ku publikut  i jepet  mundësia interpretuese . E gjitha në një  gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm  në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi  që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan ,ironizon ,  provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën, një udhëtim  në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë, personazhe, dhe ky rrugëtim vazhdon ….

Faksimile,

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi, duke u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit, Helidoni  i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve, ai  krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh.  Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij, figura e femrës nudo është kudo e pranishme, ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim  dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet  dhe bëhet pjesë e lojës artistike  duke  krijuar  një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga luftërat në botë.

Tabllotë  përshkruhen me nota mjaft dramatike, te ftohta, të pikturara,  mjeshtërisht, kudo  është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika, me një majmun  shpërthen  me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës  përpara një realiteti të tillë, një dash apo një dhi që merr formën  e një anijeje lufte, një qiell i  vrenjtur , si para një stuhie, dhe në plan të parë një figurë  femërore , e cila e ka humbur joshjen, tashmë ajo  mban tragjizmin  e situatës, e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton, e kërrusur, e trishtuar  duke qënë pjesë  e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që shoqërojnë gjithë tabllotë.

Çapaculët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme, që vijnë në dimensione më të vogla, të cilat marrin shkas nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë ,  njërzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar ,  me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje  ose të asgjëje,  mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë, sarkazmën, duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve të tij, por pa harruar të fusë dhe miq, shokët, apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar, të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai luan bukur me mjetet shprehëse, fshirjet, lëvizje mjeshtërore,  me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh  fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh  gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave  kafshë, nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi, vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspozitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli, dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri i Akuarelit.

Ai vjen si një rrugëtim i artistit nëpër Shqipëri, si një Edwart Lear por i kohëve moderne, që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, fresk, delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri. Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë, si mjeshtër i vërtetë, vjen me magjinë e tij në një qytet magjik, vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit, prezantohet me kulturë e modestinë që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di, se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim I bukur në Shkodrën loce./abcnews.al