Udhëtarë nga vatra të koronavirusit mbërrijnë në Rinas, kontrollet që kryhen dhe si transportohen

schedule19:18 - 17 Mars, 2020

schedule 19:18 - 17 Mars, 2020

Aeroporti i Rinasit kishte parashikuar të priste 28 avionë përgjatë të martës së 17 marsit. Por prej tyre vetëm 8 avionë i ulën rrotat e tyre në pistë, ndërsa 20 të tjerë u anuluan për shkak të masave të marra për koronavirusin.

Këta pasagjerë mbërritën në mesditë në kryeqytet nga Frankfurti. Ndryshe nga kapaciteti normal, ky fluturim u krye me numër thuajse të përgjysmuar pasagjerësh.

Përpara se të kalonin derën e aeroportit, ata i janë nënshtruar protokollit të rregullt të pyetjeve në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore dhe itinerarin e kryer për të mbërritur në Shqipëri. Njësoj siç janë në dijeni se 14 ditët e ardhshme do të duhet t’i kalojnë në izolim.

“Kam ardhur sepse kam fëmijën, do të qëndrojmë në shtëpi”, u shpreh një qytetare.

Në kushtet kur Shqipëria është e izoluar, mënyrat për që udhëtarët e mbërritur nga Frankfurti të shkonin në shtëpitë e tyre ishin vetëm dy. Me makinat pritëse të familjarëve ose përmes shërbimit taksi. Kompanitë e shërbimit të taksive në Rinas janë të vetmet që në këtë periudhë karantinimi nuk e kanë ulur ritmin e punës.

“Me taksi nëse nuk ka rrugë tjetër më taksi”, thotë një qytetar.

Bileta e udhëtimit është autorizimi që familjarët apo shoferët e takisve paraqesin në postoblloqet policore, ndërkohë që të gjithë skedohen në një regjistër të veçantë dhe mbahen në kontakt për një periudhë 2 javore. Pas Italisë, Britaninë së Madhe, Shqipëria ndërpreu të martën edhe udhëtimet me Austrinë. Ndërkohë që nga 17 marsi, “Air Albania” njoftoi se do të anulojë të gjitha fluturimet e parashikuar edhe drejtë Turqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!