Udhëheqësi taleban në konferencë nga presidenca: Qëndrova 8 vjet në Guantanamo

schedule23:11 - 15 Gusht, 2021

schedule 23:11 - 15 Gusht, 2021

Udhëheqësit talebanë mbajtën një konferencë shtypi brenda Pallatit Presidencial në Kabul, teksa militantët shpallën fitoren dhe marrjen e pushtetit, pasi presidenti i vendit u largua nga vendi.

Një luftëtar ka thënë se ka qëndruar për tetë vite në Gjirin e Guantanamos, përpara kryengritjes në Afghanistan.

Al Jazeera transmetoi drejtpërdrejt konferencën për shtyp nga brenda pallatit, ku u shfaq një grup luftëtarësh talebanë të ulur në tryezën e Presidentit, ndërsa një prej tyre deklaroi se ai ishte një ish-i burgosur i qendrës së ndalimit të Guantanamo Bay në Kubë.

Presidenti afgan i mbështetur nga SHBA Ashraf Ghani u largua nga vendi për në Taxhikistan, duke i dhënë në mënyrë efektive pushtetin talebanëve në një veprim që sinjalizoi fundin e ndërhyrjes 20-vjeçare perëndimore të filluar pas sulmeve të 11 shtatorit, ndërsa mijëra shtetas afganë nxituan drejt kufirit me Pakistanin. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!