Udhëheqësi suprem i Iranit mbështet rritjen e çmimit të benzinës, protestat kundër shkaktojnë një viktimë

schedule11:13 - 17 Nëntor, 2019

schedule 11:13 - 17 Nëntor, 2019

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei mbështeti të dielën rritjen e çmimit të benzinës që ka ngjallur protesta në të gjithë vendin, duke fajësuar kundërshtarët e Republikës Islamike dhe armiqtë e huaj për “sabotim”, njoftoi televizioni shtetëror.

“Disa njerëz pa dyshim janë të shqetësuar nga ky vendim … por sabotimi dhe zjarrvënia bëhet nga huliganët dhe jo njerëzit tanë. Kundër-revolucioni dhe armiqtë e Iranit gjithmonë kanë mbështetur sabotazhin dhe shkeljet e sigurisë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Ayatollah Khamenei , sipastelevizionit  shtetëror. Khamenei tha se rritja e çmimeve të benzinës bazohej në mendimin e ekspertëve dhe duhet të mbështetej, shtoi televizioni.

Protestuesit e zemëruar nga rritja e çmimit të benzinës me 50 përqind, rritje e vendosur nga qeveria, bllokuan trafikun në qytetet e mëdha dhe herë pas here u përplasën me policinë të shtunën pas një nate demonstrimesh dhe të shtëna që shkaktuar të paktën një viktimë. Protestat shtuan presionin ndaj qeverisë së Iranit që po përpiqet të kapërcejë sanksionet e Shteteve të Bashkuara pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore.

Megjithëse kryesisht paqësore, demonstratat u shndërruan në dhunë në disa raste, me video në internet që tregonin oficerët e policisë që hidhnin gaz lotsjellës kundër protestuesve dhe turmat që vinin zjarre. Ndërkohë që përfaqëson një rrezik politik për Presidentin Hassan Rouhani përpara zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, ai tregon gjithashtu zemërimin e përhapur midis 80 milion njerëzve të Iranit që kanë parë kursimet e tyre të avullojnë mes punëve të pakta dhe kolapsit të monedhës kombëtare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!