Udhëheqësi separatist: Do të krijojmë një gjykatë të posaçme për të burgosurit ukrainas nga Azovstal

schedule14:26 - 23 Maj, 2022

schedule 14:26 - 23 Maj, 2022

Denis Pushilin, udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), tha ushtarët ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol do të ndiqeshin penalisht, sipas CNN.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti, Pushilin tha se të burgosurit ukrainas janë tani në territorin e DPR, një territor separatist i mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, dhe se po përgatiteshin dokumentet për në gjykatë.

Rusia mori kontrollin e plotë të Mariupolit javën e kaluar, me dorëzimin e Azovstal, bastioni i fundit i ukrainasve që mbronin qytetin. Është e paqartë se sa ushtarë ukrainas do të përballen me një gjykatë të mundshme. Ushtria ruse ka pohuar se mbi 2,000 anëtarë të shërbimit ukrainas u dorëzuan nga fabrika e madhe e çelikut.

Në një lajm të veçantë, RIA raportoi zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergey Rudenko duke thënë se Rusia ishte e hapur ndaj mundësisë së diskutimit të shkëmbimit të të burgosurve Azovstal me Ukrainën.

/abcnews.al