Udhëheqësi i Hezbollahut: Do të zgjasim sulmet nëse Izraeli vret më shumë civilë

schedule12:25 - 17 Korrik, 2024

schedule 12:25 - 17 Korrik, 2024

Udhëheqësi i Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah, ka paralajmëruar edhe një herë Izraelin se luftëtarët libanezë, aleatë me Iranin, janë gati të godasin qytete të tjera izraelite, përtej objektivave tashmë të shënjestruara gjatë këtyre muajve të luftës në Galilenë e Epërme, nëse shteti hebre “vazhdon të synojë civilët” në Liban.

Deklaratat e Nasrallah, të raportuara nga al Manar TV e lëvizjes së armatosur libaneze, vijnë pasi burime mjekësore libaneze në orët e fundit konfirmuan vrasjen e pesë civilëve sirianë në Libanin jugor, përfshirë dy fëmijë, në sulmet ajrore izraelite.

“Nëse armiku vazhdon të shënjestrojë civilët siç kanë bërë ditët e fundit, atëherë kjo do të na shtyjë të synojmë vende që nuk i kemi goditur deri më tani”, tha Nasrallah gjatë festës vjetore të Ashures.

Më shumë se 100 civilë janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite që kur raundi i ri i luftës shpërtheu midis Hezbollahut dhe Izraelit, si pasojë e sulmit të Hamasit më 7 tetor.

“Fronti ynë nuk do të ndalet për sa kohë që agresioni kundër Rripit të Gazës vazhdon,” përsëriti ai./abcnews.al