Udhëheqësi i grushtit të shtetit në Gabon, gjenerali Brice Nguema është betuar të hënën si president i përkohshëm.
Nguema është zotuar se do t’ua kthejë pushtetin civilëve pas zgjedhjeve “të lira, transparente”, shkruan BBC.
Megjithatë, pas betimit si president, ai nuk dha një datë për përfundimin e sundimit ushtarak.
Gjenerali Brice Nguema udhëhoqi grushtin e shtetit të së mërkurës së kaluar kundër Ali Bongo, duke rrëzuar presidentin menjëherë pasi ai u shpall fitues i një zgjedhjeje të diskutueshme.
Grushti i shtetit u mirëprit nga një pjesë e madhe njerëzish të etur për ndryshim./abcnews.al