“Udhëheqës të PS na kanë turpëruar”, Rama në Durrës: Rezultat historik, sfidat bëhen edhe më të vështira

schedule20:36 - 26 Maj, 2023

schedule 20:36 - 26 Maj, 2023

 

Kryeministri Edi Rama vazhdon me turin e falënderimit pas fitores historike në zgjedhjet vendore të “14Maj”.

Pasditen e sotme kryeministri është ndalur në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera tha se PS për herë të parë në 20 vitet e fundit është forcë e parë në Këshill Bashkiak.

Ai shtoi se sfidat sa vijnë e bëhen më të vështira edhe pse rezultati ishte historik, duke theksuar se ata i kanë hyrë në borxh njerëzve duke i kërkuar votën dhe duke i premtuar se do t’i çojnë vetëm përpara.

Rama tha se Durrësi është model sa i përket begenisjes së njerëzve, pasi edhe nëse hallet e tyre nuk zgjidhen ato qahen.

Më pas Rama u shpreh se padyshim që edhe ata kanë bërë gabime, duke thënë se udhëheqësa që PS i ka dhënë poste të larta kanë turpëruar besimin e tyre dhe flamurin e partisë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Durrësi është bërë një model për Shijakun dhe Shijaku këtë herë tregoi që ka qenë një nxënës shumë i mirë dhe tani është ngrit të stadin e mësuesit. Kruja ka qenë një fenomen. Unë vazhdoj të mendoj që Kruja duhet të bëhet si Durrësi dhe Shijaku sa i përket organizimit të partisë.

Pavarësisht se në këtë sfidë ne morën një rezultat historik për partinë, sfidat sa vijnë edhe bëhen më të vështira.

Për herë të parë në 20 vitet e fundit PS është forcë e parë në Durrësit dhe shumë vende të tjera. Kjo është një barrë shumë e madhe.

Fakti që ne marrin një rezultat që është më i miri historik në zgjedhjet vendore dhe një rezultat më i mirë historik i PS.

Njerëzit na besojnë na mbështesin, presim nga ne akoma më shumë, por nuk janë të kënaqur me ne. Ne jemi zgjedhje e atyre më mirë, fat i madh që edhe pas një periudhe kaq të gjatë në pushtat ata na mbështesin.

Ka shumë gjëra që nuk mund të bëjmë më mirë. Jo vetëm për Durrësin, por flas në tërësi. E rëndësishme të kuptojnë që njerëzve i kemi hyrë në një borxh shumë të madh duke i kërkuar votën dhe besimin tonë për t’i çuar përpara.

Sado që kemi bërë gjëra mirë, patjetër që kemi bërë gabime. Kemi bërë edhe gabime që unë nuk jam krenar dhe nuk do të doja t’i kisha bërë kurrë. Flas për udhëheqësa të PS, që kanë marrë gjithçka nga PS dhe jo që nuk i kanë gjithçka, por i kanë dhënë edhe kosto. Njerëz që i kemi dhënë poste të rëndësishme dhe na kanë turpëruar.

Familja nuk mban përgjegjësi për një njeri që del nga shinat, por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon, duke marrë masa që ajo gjë mos të përsëritet dhe të tjerët të nxjerrin mësim.

Në bashkinë e Durrësit është bërë një traditë që njerëzit begenisen, nuk i mbyllet dera dhe hallet që nuk zgjidhen, qahen. Për këtë Durrësi është model.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!