Kisha katolike organizon në Tiranë procesionin e udhës së kryqit, që shënon dhe të premten e madhe të pashkës. Besimtarët katolikë përkujtojnë dhe nderojnë vuajtjet e Jezu Krishtit.
Me qirinj në duar, besimtarët ndoqën nga pas trupin e kryqëzuar të Jezu Krishtit, duke përjetuar kalvarin e dhimbjeve të jezuit përpara se të vdiste në kryq.
Imzot Arjan Dodaj që udhëhoqi udhën e kryqit në sheshin Nënë Tereza, shpjegon rëndësinë e këtij momenti për besimtarët e krishterë.
“Zoti ka dashur të futet në mendimet tona. E premtja e madhe na përgatit në misterin e fortë të jetës”.
Teksa ndjekin rrugën e mundimshme të Jezu Krishtit, besimtarët shprehin mirënjohjen për sakrificën e tij dhe luten për shëndet dhe mirësi.
E premtja e madhe e Pashkës përkujton ngjarjet dramatike nga dënimi me vdekje deri të kryqëzimi i jezuit. Ajo është gjithashtu ditë pendese, agjërimi dhe lutje./abcnews.al