“UÇK-ja ka bërë krime lufte”, Zeka komenton deklaratën e montuar: Kush qëndron pas skandalit

schedule10:32 - 30 Tetor, 2020

schedule 10:32 - 30 Tetor, 2020

Gazetari Milaim Zeka komentoi deklaratën e bërë disa kohë më parë në Abc News, ku u shpreh se UÇk-ja nuk ka bërë krime lufte, por që më pas u interpretua ndryshe në mediat serbe, ku thuhej se Zeka pranon se janë kryer krime lufte nga UÇK.

“Nuk e besoj se ka bërë krime UÇK, por jam për zbardhjen e të gjitha vrasjeve gjatë dhe pas luftës ka vrarë civilë, gra, pleq, qoftë rom apo serb, qoftë shqiptarë e pafsha me 100 vjet në burg. Kështu që nëse mua më ka vrarë dikush nënë time dhe e ka zhdukur duhet të vihet përpara përgjegjësisë.”, tha Milaimi në Abc News.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit”, Zeka hodhi akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje se qëndron pas këtij manipulimi.

“Trupi i krejt këtij manipulimi i atribuohet ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit. Manipulatori kryesor ka qënjë një avokat i njohur në Kosovë për turbulenca mentale dhe i cili ka qenë gjykatës i Millosheviçit deri në 1993. Në ’89 të gjithë shqiptarët u larguan nga sistemi i Millosheviçit dhe ky avokat e përdor këtë “znaçka” që dmth simbol i flamurit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e pranojnë as shtetin e Kosovës, as flamurin dhe ata nuk u ngritën për t’u betuar para himnit shtetëror, por kishin vendosur stemëne flamurit kombëtar. Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit futi një kunj për t’u tallur me deputetët e VV. më tha ku e ke ti stemën, pse se ke vendosur nëse nuk e ke vendosur nuk je patriot. këtë video e ka bërë VV me qendër në Londër por ky avokat e mori gjoja e kam patur si nickname “znaçka” në shërbimin sekret serb.” /abcnews.al