UBT marrëveshje me Universitetin e Michigan, Sallaku: Tek ne po studiojnë edhe afganët

schedule11:19 - 18 Mars, 2022

schedule 11:19 - 18 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës  u shprehe se është hedhur një tjetër hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve të Shqipërisë me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Michigan State University (MSU).

“Kjo marrëveshje ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë, në rrugën e reformës së ndërmarrë bashkërisht mes Rektoratit dhe Ministrisë së Bujqësisë e të Zhvillimit Rural” është shprehur Rama.

Ndërkohë Prof. Fatbardh Sallaku shtoi se në këtë Universitet po kryejnë studime Master edhe studentë nga Afganistani të cilët u larguan nga vendi i tyre pas marrjes nën kontroll të këtij shteti nga Talebanët.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!