“Ua mora emigrantëve, janë të ligjshme”, si u justifikua shoferi që u kap me 100 mijë euro të padeklaruara

schedule11:27 - 15 Qershor, 2023

schedule 11:27 - 15 Qershor, 2023

DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Elson Rrodhe, i cili u kap me 100 mijë euro të padeklaruara në kufi. Gazetari Leonidha Musai ka zbardhur dëshminë që 37-vjeçari ka dhënë para trupit gjykues.

Sipas dëshmisë, shoferi ka deklaruar se paratë ua ka marrë disa emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë dashur që t’i transportojnë te familjet e tyre në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se “këtë shumë monetare e ka siguruar nëpërmjet disa emigrantëve shqiptarë, të cilët do t’i transportonin për te familjarët tyre në Shqipëri”.

Shoferi ka shtuar se për kalimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë merrte një përqindje të konsiderueshme, shumë kjo, që sipas tij ishte shumë herë më më e vogël në krahasim me agjencitë që bëjnë dërgesa të tilla.

Por, pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata thotë se ka dyshime se këto para i përkasin grupeve kriminale, të cilat veprojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai ka shtuar se kjo ka qenë hera e parë që merrte para në Itali. Shoferi ka tentuar t’i mbushë mendjen gjykatës se paratë i ka marrë tek emigrantët e ndryshëm dhe sipas tij janë pastra të pastra dhe me burime të ligjshme/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!