“Ua bëmë të qartë, Bayern dhe Dortmund s’e mbështesin aspak Super League”

schedule12:39 - 19 Prill, 2021

schedule 12:39 - 19 Prill, 2021

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund zyrtarisht kundër European Super League. Dy klubet famshme gjermane kanë zgjedhur të mos i bashkohen 12 klubeve të mëdha evropiane në turneun e ri që u krijua ditën e djeshme.

Dy klubet gjermane kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Champions League në mbledhjen e bordit të Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA) që u mbajt të dielën në mbrëmje, duke mbajtur qëndrim kundër Super League.

 

Hans-Joachim Watzke

Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e planifikuar të Champions League, duke hedhur poshtë planet për të formuar një European Super League.

Të dy klubet gjermane të përfaqësuara (Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund) kanë shprehur të njëjtën pikëpamje sa i përket Super League“, deklaroi Hans-Joachim Watzke, CEO  i Borussia Dortmund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!