Nis me goleada kampionati i Kategorisë Superiore për 21-vjeçarët. Kastrioti ka shpërthyer që në takimin e parë, duke shënuar tetë herë në portën e Akademisë së futbollit. Krutanët kanë një ekip me elementë të spikatur, të cilët vjet kanë luajtur në Kategorinë e Parë, ndaj triumfi 1-8 nuk konsiderohet një surprizë e madhe.
Fitore me rezultate 3-0 kanë regjistruar Bylisi, Laçi dhe Shënkolli. Ballshiotët mposhtën Tiranën dhe golat u shënuan nga Beji dhe Qardaku, elementë të ekipit të parë që morën minuta me ekipin e 21-vjeçarëve. Kurbinasit likuiduan Dinamon, kurse lezhjanët përballeshin me Football Republic.
Interesante ishte përballja mes Teutës dhe Vllaznisë, që u mbyll me triumfin e shkodranëve. Deda realizoi për kuqeblutë, kurse për durrsakët e vendosi baraspeshën Oshafi. Katër minuta më pas realizoi Stafa, i cili i dha fitoren Vllaznisë. I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte ai mes Kukësit dhe Apolonisë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 1
E martë, më 10 nëntor, ora 14:00
Kukësi-Apolonia 1-1
Shënues: Balla 30’ / Sulke 27’ (aut.)
Bylis-Tirana 3-0
Shënues: Beji 31’, Qardaku 43’, 44’
Laçi-Dinamo 3-0
Shënues: Bruka 56’, Selmani 65’, Gjonmarkaj 76’
Teuta-Vllaznia 1-2
Shënues: Oshafi 80’ / Deda 47’, Stafa 84’
Shënkolli-Football Republic 3-0
Shënkolli: Frroku 18’, Djala 62’, Shimaj 85’
Akademia e Futbollit-Kastrioti 1-8
Shënues: Mici 76’ (pen.) / Danaj 18’, 51’, Daci 19’, Xheka 26’, 40’, 71’, Mici 68’ (aut.), Roshi 89’