Sot është luajtur java e tretë e Kategorisë Superiore U21. Bylis ka siguruar triumfin e tretë radhazi dhe kryeson i vetëm me pikë të plota. Të rinjtë ballshiotë mposhtën 5-0 Turbinën. Laëal Qudus realizoi dy golat e parë të ndeshjes, teksa më pas erdhën edhe rrjetat e Kapllanajt (2x) dhe Eminit.
Vllaznia dhe Laçi nuk gabuan dhe vazhdojnë të ndjekin Bylis. Kuqeblutë realizun një “manita” në fushën e Akademia e Futbollit. Stafa, Dede dhe Bushaj i dhuruan avantazhin e trefishtë ekipit shkodran në pjesën e parë, ndërsa më pas shënuan Leka dhe Çoba.
7 pikë numëron Vllaznia, po aq sa ka edhe Laçi i Stavri Nicës. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 në shtëpi kundër bashkëmoshatarëve të Apolonisë. Prenga dhe Deliu ishin autorët e golave për ekipin kurbinas, ndërsa Levendis barazoi përkohësisht për skuadrën fierake.
Duel i fortë edhe në Durrës, aty ku u përballë Teuta me Tiranën. Sfida prodhoi vetëm një gol, atë e shënuan vendasit me anë të Kapllanit dhe në fund iu gëzuan fitores së parë në kampionat. Me të njëjtin rezultatit fitoi edhe Kastrioti në shtëpi ndaj Football Republic, ndërsa Dinamo triumfoi 1-2 në fushën e Shënkollit. /abcnews.al