U21/ Angli-Shqipëri, me çfarë rreshtimi i sfidojmë talentet e Premier League

schedule19:12 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:12 - 17 Nëntor, 2020

Shanset për kualifikim janë minimale, por Shqipëria U21 sigurisht në Angli nuk ka shkuar për shëtitje. Kuqezinjtë e vegjël luajnë ndaj kryesuesve të grupit dhe normalisht është një ndeshje shumë e vështirë.

Trajneri Dzemal Mustedanagic, në mungesë të Alban Bushit të prekur nga COVID-19, ka rreshtuar një formacion me shumë lojtarë që luajnë në pozita sulmuese. Lojtarë si Muçi e Tuci janë pozicionuar në mesfushë, sipas vendosjes që UEFA pasqyron në faqen e saj.

Molla debuton si titullar, në vend të Selmanit që ka kaluar te kombëtarja e madhe, ndërkohë që mbrojtja është e njëjta që luajti edhe kundër Kosovës. Dobra, Xhixha dhe Bullari janë risitë në formacionin kuqezi. Kraja dhe Ademi e nisin nga stoli, kurse Esat Mala nuk ka fluturuar drejt Anglisë me skuadrën.

ANGLIA: Bursik, Wilmot, Godfret, Kelly, Justin, Musiala, Skipp, Davies, Buchanan, Hudson-Odoi, Nketiah. Trajner: Aidy Boothroyd

SHQIPËRIA: Molla, Marku, Selmani, Sota, Mitaj, Çokaj, Tuci, Muçi, Dobra, Xhixha, Bullari. Trajner: Dzemal Mustedaganic. /abcnews.al