Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në fitoren e djeshme kundër Brescias. Verona e tij dhe Rrahmanit mposhti 2-1 ekipin e Emanuele Ndojt dhe siguroi një tjetër trepikësh.
Ndeshja e qendërmbrojtësit shqiptar zgjati vetëm 16 minuta, teksa Ivan Juric ka folur rreth dëmtimit të 19-vjeçarit. Trajneri i Veronës zbulon një prapaskenë në lidhje me një dëmtim të hershëm.
“Marashi kishte probleme të vjetra në shpinë. Problemet e tij u zvarritën në ndeshjen e kombëtares. Duhet të tregohemi më të zgjuar dhe më të vëmendshëm si klub ndaj këtyre detajeve“, thekson trajneri kroat. /abcnews.al