Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi ku 7 vajza të mitura u përleshën në kryqëzimin e rrugëve Distomou dhe Tripoleos në Kolonos.
Sipas mediave greke 7 vajzat e mitura janë nga Shqipëria. Përplasja mes tyre nisi për shkak se dy prej tyre kishin rivalitet për një djalë.
Një nga protagonistet e sherrit nxori thikën dhe plagosi dy vajza të tjera që janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
E mitura është arrestuar dhe është dërguar në departamentin e të miturve, ndërsa të tjerat po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. m.v/abcnews.al