U zu me të dashurën, 21 vjeçari hyn në muze dhe shkatërron artefaktet me vlerë 5 milionë dollarë

schedule12:37 - 4 Qershor, 2022

schedule 12:37 - 4 Qershor, 2022

Një 21 vjeçar hyri në një muze arti në Dallas, Teksas dhe shkatërroi disa artefakte greke me vlerë 5 milionë dollarë pas një sherri me të dashurën e tij. Brian Hernandez u kap nga rojet e sigurisë të mërkurën mbrëma në Muzeun e Artit në Dallas, Teksas.

Pas ngjarjes, ai tha në polici se kishte vendosur që të shkatërronte veprën e lashtë sepse ishte acaruar me partneren e tij. Hernandez shkatërroi të paktën tre artefakte të lashta greke rreth 2500 vjeçare. Vlerësimet e këtyre artefakteve kalonin shifrën e 5 milionë dollarëve.

Amfora me panel me figura të zeza nga shekulli i 6-të pes, e shkatërruar nga Hernandez Pyxis me figurë të kuqe nga shekulli i 6 pes i shkatërruar nga Hernandez

“Sendet brenda vitrinës që u shkatërruan janë artefakte të rralla të lashta që janë jashtëzakonisht të çmuara. Ne vlerësojmë se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 5 milionë dollarëve”, tha policia në një deklaratë.

Kylix me figurë të zezë i shkatërruar nga Hernandez me vlerë 100,000 dollarë, që daton në shekullin e 6-të para Krishtit

Një shishe bashkëkohore e indigjenëve amerikanë me vlerë rreth 10,000 dollarë.  Pamjet e sigurisë tregojnë Hernandez duke ngritur sendin lart dhe duke e goditur atë në tokë

Policia e Dallasit jashtë Muzeut të Artit të Dallasit pasi Hernandez depërtoi dhe shkatërroi artin dhe objektet

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!