U zu me prindërit e gruas, i riu në Fier kërcënon me vetëvrasje me kallash, fqinjët: Kanë konflikte

schedule23:26 - 19 Shtator, 2020

schedule 23:26 - 19 Shtator, 2020

Abc News mëson detaje të reja nga ngjarja që po ndodh në fshatin Zhupan mbrëmjen e sotme në Fier. I riu Elton Meta kërcënon me vetëvrasje me kallashnikov pas një debati me prindërit e gruas dhe bashkëshorten.

25-vjeçari jeton në fshatin Peshtan në zonën e Cakranit dhe mbrëmjen e sotme shkoi në fshatin Zhupan te prindërit e gruas, por debati mes tyre agravoi.

I gjendur në kushte të vështira psikologjike, i riu ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov duke kërcënuar me vetëvrasje brenda banesës 3 kate.

Banorët janë shprehur për Abcnews.al se i riu “ka pasur konflikte që nuk i dimë me gruan dhe njerëzit e gruas” thanë disa prej tyre të tronditur për ngjarjen. Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë.

Elton Meta është prind i një vajze 3-vjeçe. 25-vjeçari nuk pranon që të negociojë me policinë dhe familjarët, teksa ka refuzuar edhe thirrjet e motrës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!