Nga Elidon Berberi
Në një ceremoni të fshehtë, larg mediave, janë vendosur në memorial në Kosinë të Përmetit eshtrat e 108 banorëve të fshatit.
Në të morën pjesë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes. Por familjarët janë në pritje të identifikimit e eshtrave. Procesi i identifikimit të këtyre trupave mbart hije skandali.
Gjithçka nis në maj të 2006. Altin Ballabani denoncoi zhvarrosjet e të parëve nga prifti i fshatit, i cili asokohe mori disa persona duke i paguar nga 15 mijë lekë për hapjen e varreze. Ai pretendonte se aty ndodheshin ushtarët grekë, të rënë në luftën italo-greke.
Për këtë proces, prokuroria e Përmetit nisi hetimet, të cilat u pushuan pas disa muajsh. U morën në pyetje 6 persona, mes tyre dhe prifti i Kishës por nuk foli një asnjë seancë.
Disa vite pas kësaj ngjarje, mjeket eksperto-ligjore grekë hodhën poshtë versionin se eshtrat u përkasin ushtarëve grekë. Rezultuan se ata ishin shqiptarë, banorë të zonës së Kosinës./ Abcnews.al