Nuk ishte i kënaqur me automjetin fuoristradë që e kishte blerë për 200 mijë euro dhe vendos ta shkatërrojë duke e hedhur nga helikopteri. Ngjarja ka ndodhur në Rusi dhe protagonist është një miliarder.
“Nuk ishte e rehatshme dhe nuk funksiononte mirë, më ka zhgënjyer pak”, janë këto fjalët e fundit që Igor Moroz i kushtoi fuoristradës së tij të re Mercedes AMG G63 Edition 463 me një vlerë prej më shumë se 200 mijë eurosh. Një helikopter ngriti automjetin në ajër dhe sapo arriti në lartësinë e 300 metrave, e lëshoi në tokë. Edhe pse shtresa e dëborës ishte e trashë, përplasja me tokën ishte fatale për automjetin. Ai u shpërnda në sytë e blogerit miliarder./abcnews.al