“U zhduk” papritur nga vendi i saj, anëtares së familjes mbretërore i bie të fikët gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

schedule11:56 - 15 Shtator, 2022

schedule 11:56 - 15 Shtator, 2022

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II ka qenë i lodhshëm si për familjen mbretërore, ashtu edhe për qytetarët e rojet e gardës, që kanë ndjekur me përpikmëri nderimet.

Pas lajmit se një rojeje të gardës i ra të fikët para arkëmortit të Mbretëreshës, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur.

Gabriella Windsor ra pa ndjenja dje ndërsa arkivoli i Mbretëreshës mbërriti në Westminster Hall.

Vajza e Princit Michael të Kentit, një kushëri i Mbretëreshës, mori pjesë në shërbim me prindërit dhe bashkëshortin e saj Thomas Kingston dhe u pa në radhë me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ndërsa arkivoli i Elizabeth hyri në ndërtesë.

Megjithatë, pak më vonë, sipas Daily Mail, pati një zhurmë të vogël dhe duket se Lady Gabriella Windsor i ra të fikët. Fotografitë e marra më vonë tregojnë se Lady Gabriella nuk është më në vendin e saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!