U zhduk në Mars, ADN zbulon “thrillerin” e familjes greke, trupi i gjetur në bregdet i përket vëllait të aktorit

schedule18:20 - 18 Maj, 2021

schedule 18:20 - 18 Maj, 2021

Kufoma e gjetur në bregdetin jugor të Devon në Angli i përket 33-vjeçarit Stathis Anthis, vëllai i aktorit Dimitris i cili u bën i njohur pas akuzave për abuzim seksual nga një aktor i famshëm. I riu ishte zhdukur që prej mëngjesit të 8 Marsit.

Më 13 Mars familja e tij iu drejtua autoriteteve me një denoncim për humbjen e kontakteve me 33-vjeçarin.

Rezultatet e ADN-së zbuluan të vërtetën dramatike, edhe pse dyshimet ishin shtuar akoma më shumë pas gjetjes së trupit 13 prill. Autoritetet zbuluan shumë nga karakteristikat e 33-vjeçarit siç ishin tatuazhet dhe veshja e tij në momentin e zhdukjes.

Autoritetet britanike ishin në pritje të rezultateve të mostrave të ADN-së të cilat u krahasuan me të të vëllait Dimitris që udhëtoi drejt Britanisë për të qenë 100% i sigurt para se të dilej në një përfundim./mv.abcnews.al