Në Greqi është gjetur trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh. Beqaj humbi gjurmët mesnatën e 9 Prillit 2019.
Mediat greke raportojnë se trupi i tij është gjetur tre ditë më parë në në një zonë shkëmbore Andro. Skenarët për zhdukjen e shqiptarit ishin të shumtë, të cilët ende nuk janë konfirmuar.
Siç kanë raportuar mediat fqinje, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det. Laerti punonte ne dy-tre punë për të mbajtur familjen dhe prindërit e tij.
Zhdukja e tij u raportua edhe nga emisioni “Dritë në tunel”, megjithatë, gjurmët e tij nuk u gjetën kurrë. Natën kur ai u pa për herë të fundit ishte më 9 Prill 2019. g.v/abcnews.al