U zgjua nga koma, Ajax i dërgon Nouri marrëveshjen e “divorcit”

schedule11:21 - 31 Mars, 2020

schedule 11:21 - 31 Mars, 2020

Ajax ka nisur të lëvizë për kontratat, pasi një pjesë të futbollistëve u shtohet edhe një tjetër sezon nga dita e nesërme. Kështu, De Telegraaf në Holandë zbulon se holandezët kanë ndërprerë marrëveshen me Abdelhak Nouri, i cili prej vitit 2017 ndodhej në koma dhe para pak ditës ka pasur lajme të mira nga familaj e tij.

22-vjeçarit i përfundon kontrata me 30 qershor të vitit 2020, por në marrëveshje ka një klauzolë për rinovimin automatik nga 1 prilli, nëse palët nuk bisedojnë. Ajax ka vendosur ta ndërprerë kontratën me Nouri, si dhe me tre lojtarë të tjerë: Klaas-Jan Huntelaar, Ryan Babel dhe Bruno Varela.

Ajax e ka paguar gjatë gjithë kohës Nouri dhe do ta bëjë diçka të tillë deri më 1 korrik. Klubi holandez vijon të bisedojë me familjarët e të riut, për të gjetur një marrëveshje për kompensimin. Gjasat janë që palët të shkojnë në gjyq dhe aty të vendoset sa duhet të paguajë Ajax. /abcnews.al