U zgjodh president i Këshillit Europian, Antonio Costa zotohet të promovojë unitetin mes 27 vendeve anëtare

schedule10:03 - 28 Qershor, 2024

schedule 10:03 - 28 Qershor, 2024

Ish-kryeministri portugez Antonio Costa, i cili është zgjedhur si presidenti i ardhshëm i Këshillit Europian, është zotuar të promovojë unitetin midis 27 vendeve anëtare të BE-së.

Duke pranuar përgjegjësinë që po merr përsipër, ai theksoi se do të fokusohet në “zbatimin e axhendës strategjike” në samit dhe që do të udhëheqë BE-në gjatë pesë viteve të ardhshme.

“Si president i Këshillit Europian, nga 1 dhjetori, do të angazhohem plotësisht për të promovuar unitetin mes 27 vendeve anëtare”, shkroi Costa.

62-vjeçari Antonio Costa dha dorëheqjen nëntorin e kaluar si kryeministër i Portugalisë, për shkak të një hetimi mbi parregullsitë e supozuara në trajtimin e projekteve të mëdha investimi nga qeveria e tij.

Ai ka mohuar keqbërjen, nuk është akuzuar dhe do të pasojë Charles Michel si president i Këshillit Europian.

/abcnews.al