Nga Juxhin Mustafaraj
Luçiano Boçi rezultoi kandidati më i votuar në garën për nënkryetarin e Partisë Demokratike. Për deputetin e Elbasanit, me besimin që i dhanë anëtarët e Këshillit Kombëtar, ka vetëm një detyrë, të bashkojë grupin parlamentar dhe deputetët.
Por Boçi e sheh bashkimin tek përafrimi me bazën, ku në fakt sipas tij nisi krisja në PD.
Për grupimin që nuk e njeh Kuvendin e 11 dhjetorit, Boçi i fton të hedhin hapa pas. Përmes vendimit të deklaruar të Berishës për të hapur PD dhe frontin opozitar, nënkryetari i PD deklaron se selia blu duhet të jetë e hapur drejtë ideve të reja.
Pas zgjedhjes së organeve drejtuese të saj në të gjithë nivelet, PD është angazhuar për një aksion të fortë opozitar duke paralajmëruar edhe protesta kombëtare.
/abcnews.al