U zgjodh “Libri artistik i vitit”, “Tom Kuka” rrëfen orën e tij të ligë

schedule19:35 - 18 Janar, 2021

schedule 19:35 - 18 Janar, 2021

Ditën e sotme, Akademia Kult ka kurorëzuar fituesit e edicionit të 16 me çmimet Kult, pavarësisht moszhvillimit të një ceremonie, për shkak të pandemisë.

Për librin artistik të vitit, është vlerësuar libri ‘Ora e ligë’, e shkruar nga gazetari Enkel Demi, i njohur me pseudonimin Tom Kuka.

Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke rrëfyer “Orën e tij të ligë”. Ndër të tjera, ai ka theksuar se mbeti pa fjalë kur i dhanë lajmin se ka fituar.

Teksa ka falenderuar akademinë, Demi ka deklaruar se nuk shkruan për çmime. l.k/abcnews.al

Reagimi i Enkel Demit:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!