U zbraznin llogaritë bankare/ Zbardhet skema, si funksiononte grupi shqiptar që mashtronte grekët

schedule12:07 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 12:07 - 29 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Zbardhet detaje të reja nga skema e mashtrimit të pesë mijë grekëve. Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë  se numri i shtetasve grekë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi shkon në 5 mijë.

Shumat e vjedhura nga llogaritë e tyre variojnë nga tre mijë deri pesë mijë euro. Grupi mashtronte shtetasit grekë, duke i ftuar të investonin në kriptomonedha.

Atyre që binin dakord të bëheshin pjesë e skemës fiktive të investimit, grupi i kërkonte të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program, përmes të cilit hakoheshin të dhënat dhe zbrazeshin llogaritë bankare.

Nga hetimet rezulton që të 7 personat e punësuar nga dy të arrestuarit ishin nga Fieri./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!