Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin nga persona të armatosur në një xhami shiite në Oman, ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën të paktën 30 të tjerë.
Një polic, katër pakistanezë dhe një indian u vranë, siç sqaroi Ministria e Punëve të Jashtme. Tre sulmuesit u vranë gjithashtu.
Ministria e Jashtme e Pakistanit tha të martën se të paktën katër pakistanezë ishin në mesin e të vdekurve, duke cituar autoritetet e Omanit. 30 pakistanezë të tjerë u plagosën dhe po trajtohen në spital, shtoi ministria, duke e cilësuar incidentin si një “sulm të tmerrshëm terrorist”.
فيديو متداول لحادثة إطلاق النار التي وقعت قبل قليل في الوادي الكبير بولاية #مطرح في #سلطنة_عمان pic.twitter.com/vbREvacLdk
— العربية – سلطنة عُمان (@Alarabiya_Oman) July 15, 2024
Një shtetas indian u vra dhe një tjetër u plagos, tha ambasada indiane në kryeqytetin e Omanit. Policia Mbretërore e Omanit thotë se procedurat ushtarake dhe të sigurisë janë përfunduar dhe hetimi është në vazhdim./abcnews.al