U vra nga fqinji i tij, në shkallët e kryeministrisë ndizen qirinj për 8-vjeçarin Mateo Vasiu

schedule19:13 - 19 Nëntor, 2021

schedule 19:13 - 19 Nëntor, 2021

Në shkallët e kryeministrisë mbrëmjen e sotme janë ndezur qirinj në shenjë homazhi për vogëlushin 8-vjeçar Mateo Vasiu, që u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Shumë qytetarë të prekur nga ngjarja e rëndë, disa prej tyre edhe me fëmijët përdore janë afruar me qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Disa ndalen dhe kërkojnë drejtësi duke theksuar se duhet dënim maksimal ndaj autorit të këtij krimit të rëndë.

Pjesë e këtij homazhi janë bërë edhe shumë figura të njohura të ekranit. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!