U vra në sy të gruas, makina hiqet nga vendi i krimit 4 orë pas ekzekutimit në Elbasan

schedule00:03 - 12 Maj, 2021

schedule 00:03 - 12 Maj, 2021

Pak para mesnatës makina tip “Opel” e Everest Çakës është larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Për rreth 4 orë ekspertët e kriminalistikës së Elbasanit të ndihmuar edhe nga një grup që u erdhi në ndihmë nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit këqyrën makinën e viktimës, i cili u ekzekutua në sy të gruas me pistoletë me silenciator.

Autorët, që dyshohet se ishin dy qëlluan mbi 10 herë duke e lënë 41-vjeçarin të vdekur në vend, ndërsa gruaja e tij mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Autorët e dogjën makinën në Golem dhe u zhdukën pa gjurmë. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja. (Lexo ketu gjithcka qe ndodhi sonte ne Elbasan)./ db/ Abcnews.al