U vra në Serbi, biznesmeni shqiptar përcillet sot në banesën e fundit, dedikimi prekës i familjes

schedule13:14 - 2 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 2 Tetor, 2020

Trupi i Selatin Janjevës, biznesmeni shqiptar nga Kosova i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, është sjellë në Kosovë.

Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të përcillet sot në orën 17:00, për në banesën e fundit në varrezat e qytetit në Prishtinë.

52-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

https://youtu.be/4AA2SY7dMkQ

Pamjet e ezkekutimit

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush qëlloi me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.

Pas publikimit të lajmit, kanë nisur edhe reagimet e familjarëve, të cilët kanë konfirmuar edhe vdekjen e xhaxhait.

“Dheu qoftë i lehtë për ty, Agj”, shkruan nipi i tij teksa ka shpërndarë lajmin për vdekjen e xhaxhait të tij./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!