U vra në atentatin ndaj prokurorit Ndoji, babai i Andi Malokut: Dua drejtësi jo dëmshpërblim

schedule12:28 - 7 Maj, 2021

schedule 12:28 - 7 Maj, 2021

Babai i Andi Malokut i cili mbeti i vrarë në atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ka mohuar lajmin se kanë kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e djalit të tij.

“Unë skam kërkuar dëmshpërblim. Dua drejtësi dhe vetëm kaq. Dua që të zbardhet çështja. Nuk është zbardh janë tre dhe tjetri nuk dihet fare se ku është. Jam i shqetësuar edhe për deklratën e dëmshpërblimit.”

Nga ana tjetër avokati i familjarëve të viktimës u shpreh se të gjithë po merren me dëmshpërblimin dhe lekët dhe nuk po merren me arsyen se pse i pranishëm në seancë për dhënien e masës së sigurisë ishte dhe vetë zëvendëskryeministri.

“Për sa i përket dëmshpërblimit ai thotë se do ja japë gazetares që ka bërë intervistën, që të zbardhim çështje që janë shumë herë më të rëndësishme. Ligji e ka parashikuar me shumë qartë si bëhet një padi civile dhe një padi penale. Jemi në këto kushte kur ne merremi me lekët e dëmshpërblimit dhe nuk merremi pse shkoi zëvendëskryeministri në dhënien e masës së arrestit.

Vjen çështja në Gjykatë dhe… Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar dëmshpërblim. Si mund të kërkoj para për djalin. Unë nuk i bëj leksione askujt. Kjo padi dorëzohet në momentin e kalimit paraprak në Gjykatë. Nuk ka asnjë vlerë lekë. Këta lekë thotë do t’ja jap gazetares pse zv.kryeministri shkon në sallë gjysmë ore për të bërë presione. Pse vjen çështja në Gjykatë pa një motiv”, tha avokati.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, një personazh i njohur në zonë, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!