U vra në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut padit në GJKKO dy të pandehurit

schedule11:39 - 5 Maj, 2021

schedule 11:39 - 5 Maj, 2021

Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ndërkohë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit. Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjerë pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, një personazh i njohur në zonë, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!