U vra duke pirë kafe, 19-vjeçari në Shkodër punonte te ferma e Asmer Bilalit

schedule11:10 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:10 - 19 Shtator, 2022

Shtatë persona janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit ose personave që kanë dijeni për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenja në Shkodër. Ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Gazetari Simon Shkreli raporton se nga administrimi i provave materiale dhe kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës shihen dy persona në motoçikletë qe afrohen ndërsa njëri zbret nga motoçikleta dhe i afrohet viktimës në një distancë rreth 1 metër dhe e qëllon disa herë me pistoletë.

Në vend ngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja pistolete ndërsa 5 prej plumbave kanë përshkuar trupin e 19-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin e atentatit viktima ishte i vetëm në tavolinë ku edhe po konsumonte një kafe.

Nga ana tjetër policia dhe grupi hetimor kanë ngritur disa pista hetimi ku nder kryesoret është konfliktet mes grupeve të ndryshme kriminale, dhe dyshimet që 19-vjeçari ka bërë pjesë në njërin nga grupet e njohura si grupet e lagjes Kiras.

Po ashtu nga dëshmitë e marra grupi hetimor nuk është arritur te sigurohen prova te mjaftueshme për identifikim i autorëve të ngjarjes. Pak minuta pas ngjarjes është njoftuar se në lagjen ” Guerrile” të Shkodrës rreth 500 metra larg vendit te ngjarjes, në një rrugicë është gjetur  duke u djegur edhe motoçikleta dhe arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdorur nga autorët më vrasje.

Nga sa mësohet 19-vjeçari ka qenë shok me Asmer Bilalin, ndërsa ne raste të ndryshme ka kryer edhe mirëmbajtjen e stallave dhe kuajve të këtij të fundit. Policia po heton edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekorja e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo vrasje është në vazhdën e zhinxhirit të vrasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!