U votua për te AIDSSH, Simon Mirakaj pas debateve: Emri im u politizua

schedule17:40 - 27 Maj, 2022

schedule 17:40 - 27 Maj, 2022

Simon Mirakaj ka reaguar pasi emri i tij u miratua sot për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Zgjedhja e tij solli debat mes palëve në PD. Gazment Bardhi e quajti të pafytyrë qeverinë të cilët janë shprehur se nuk votojnë asgjë me firmën e Sali Berishës, por këtë herë e bënë.

Sakaq, në një postim në rrjetet sociale, Mirakaj ka falënderuar 28 deputetët e opozitës që e votuan, ndërsa me ironi u shpreh mirënjohjen edhe atyre që nuk e votuan. Sipas tij Bardhi e politizoi.

“Sot unë u klasifikova nga komisioni i ligjeve për t’u votuar ne parlament ne seancën e radhës për një mandat te dytë si AIDSSH.

Me këtë rast desha të falenderoj 28 deputetet e opozitës  qe më mbështetën me firmat e tyre.

Një falenderim për komisionerët e ligjit që me përzgjodhen për t’u votuar në parlament.

Një falenderim i veçantë shkon për anëtarët e komisionnit si z.Alibej  (ish i përndjekur politik) zj.Çupi, Bardhi, Korreshi,etj, qe nuk me votuan, qe nuk patën kurajon për të ngritur dorën “.PRO”. Z. G.Bardhi shkoj me tej duke politizuar situatën me emrin tim”, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!