U vihet zjarri automjeteve në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit dhe vajzës së tij

schedule21:16 - 17 Prill, 2020

schedule 21:16 - 17 Prill, 2020

Dy automjeteve në Elbasan u është vënë zjarri. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Një nga automjetet raportohet të jetë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Mësohet gjithashtu se automjeti tjetër është në pronësi të vajzës së gjyqtarit. Burime për Abc News bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni.

Mësohet se makinave u është vënë flaka nga dy persona të maskuar. Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu më 22 nëntor të vitit të shkuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!