U vetëflijuan me qëllim “ringjalljen”, nënë e bijë përcillen për në banesën e fundit në Përmet

schedule13:01 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:01 - 4 Korrik, 2020

Janë përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, nënë e bijë që ndërruan jetë në zonën e Kombinatit. Zhaneta Josifi 56-vjeçare dhe vajza e saj Anisa Josifi 30-vjeçare janë gjetur pa shenja jete, të enjten mbrëma, nga polica në banesën e tyre.

Pas këqyrjes paraprake që ju bë trupave të tyre në morg, rezultoi se vajza Anisa kishte 7-8 muaj që kishte humbur jetën ndërsa nëna ishte ndarë nga jeta 2-3 ditët e fundit. Ditën e sotme, të afërmit e tyre janë mbledhur në Përmet për t’ju dhënë lamtumirën e fundit.

Kujtojmë këtu se Zhaneta Josifi bashkë me dy vajzat e saj ishin ngujuar prej kohësh në banesën e tyre duke refuzuar që të hanin apo pinin me qëllim vetëflijimin për të arritur “ringjalljen”.

Nga kjo tragjedi, e vetmja që shpëtoi ishte vajza tjetër, Blerta e cila u dërgua në Urgjencën Psikiatrike.

Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë u zbulua edhe ngjarja e rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!